Markovski: Maqedonia “imune” ndaj sulmeve të mundshme terroriste

Maqedonia për shkak të pozitës së veçant gjeostrategjike dhe multietniciteti, çdoherë është nën rrezik nga ndonjë akti konkret terrorist, thonë ekspertët. Nga këto arsye ata vlersojnë se përcaktimi për hyrje në NATO dhe BE do të thotë më shumë siguri në suaza të një sistemi global.

Marketing

Me faktin që nga sulmet terroriste nuk shpëtuan vendet e Europës Juglindore, ekspertët vlersojnë se nga rreziku potencial të sulmeve terroriste nuk përjashtohet edhe Maqedonia. Ata thonë se Maqedonia nga aspekti gjeostrategjik është specifik dhe kjo mund të jetë shkak i vëmendjes për ndonjë sulm terrorist.

Duke folur për problemin e ikjes së shtetasve të Maqedonisë drejt vendeve ku po zhvillohen luftëra, Bllagoja Markovski nga Forumi ballkanik për siguri, për Radion Europa e Lirë potencon se shteti ka ligj sanksionim penal të këtyre dukurive. Ai megjithatë thotë se të kthyerit nga ato vende paraqesin kërcënim në mikro nivel dhe duhet të mbahet llogari për deradikalizimin e tyre.

“Për Maqedoninë mund të jetë karakteristike veprimi në mikro nivel, duke pasur parasysh se një numër i madh, mbi 180 persona nga Maqedonia morrën pjesë në luftrat Sirisë dhe Irakut, nga të cilët 80 janë kthyer në Maqedoni dhe me kthimin e tyre ata e bartin edhe ideologjinë e ISIS. Nga ky aspekt ata mund të paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vendin ku jetojnë, sepse ata mund të shkaktojnë edhe akte të ndryshme terroriste. Por, Maqedonia tanimë ka ndërtuar regulativë ligjore lidhur me pjesmarrjen e qytetarëve maqedonas në luftrat në vendet e huaja dhe në këtë aspekt ata jo vetëm që do të sanksionohen, por ndërkohë Maqedonia ka marrë përvojë me këto persona në mendimin e risocializimit dhe nga ata nuk kemi pasur ndonjë atak serioz ndaj sigurisë”, ka deklaruar Markovski.