Marokenët qëllojnë me armë zjarri shqiptarët në Itali/ Humb jetën 1 person, 3 të plagosur

Një sherr mes 2 bandave rivale, një shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene ka shkaktuar 1 viktimë dhe 3 të plagosur rëndë në Itali.

Marketing

Sipas mediave fqinje, viktima dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare.

Sherri mes dy bandave ndodhi brenda lokalit “Shake”.

Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë.

Viktimat ishin ulur në një tavolinë në restorant, dy prej tyre mbërritën me një Lancia Ypsilon pak para orës 19:30 dhe filluan të debatojnë me ta. Pas disa diskutimesh, njëri nga personat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me shpejtësi disa herë duke goditur të katër personat shqiptarë që ndodheshin në tavolinë.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, një prej marokenëve ka qëlluar me armë zjarri nga makina në drejtim të shqiptarëve.

Shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen./

Marketing