Marc Marquez ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme.
Grand Prixi i mbajtur në San Marino i ka takuar pilotit spanjoll, Marc Marquez, i cili garon me skuadrën e Honda, raporton lajmi.net.Një garë e jashtëzakonshme nga raundi i parë deri tek ai i fundi, ndërmjet Marquez dhe Quartararo, i dha fitoren pilotit spanjoll.Kjo është fitorja e shtatë sezonale për iberikun, kurse e para që nga triumfi në Brno.Në këtë garë i mirë ishte edhe italiani Valentino Rossi, i cili garën e mbylli në pozitën e katërt.Marquez ishte spektakolar edhe në testimet e pistës, kur dhuroi spektakël me Valentino Rossin, duke prekur limitet e tij.