Marrëdhëniet Shkup-Sofje, VMRO: Jemi në situatë të një lufte të ftohtë

VMRO-DPMNE kërkon sqarim nga qeveria dhe presidenti i Republikës se si kanë lejuar që një incident në Ohër të luhatën marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje.

Marketing

Konsiderojnë se institucionet duhet të marrin masa paraprake dhe të shpallin “persona non grata” zyrtarë bullgarë, që kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe kanë kërcënuar autoritet vendore. Sipas opozitës maqedonase kjo situatë është pasojë e qasjes servile dhe të pavendosur të qeverisë.

“Me të vërtetë është një dështim dhe debakël i rëndë që pas gjithë asaj që ka pranuar dhe nënshkruar Qeveria, sot, të vijmë në situatë të një lufte të ftohtë, në kuptim të ftohjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Kjo ndodh kur njëra palë është pa strategji dhe shumë lehtë realizon gjithçka që kërkon pala tjetër. Si ndodhi që një incident në Ohër, institucionet të lejojnë që të shndërrohet në incident dhe kontest ndërshtetëror?!”, – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.