Marrëveshja e Ohrit, dokumentar për synimin e shoqërisë multietnike (VIDEO)

Marrëveshja e Ohrit 20 vite nga nënshkrimi, cilësohet si dokument i rëndësishëm i paqes në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Në dokumentarin e shfaqur ‘Përtej Ohrit’, rikthehen zhvillimet në përpilimin e Marrëveshjes kornizë dhe përpjekjet më të mëdha që janë zhvilluar në pjesën e përdorimit të gjuhës shqipe si dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në strukturat e policisë.

Marketing

“Gjëja kryesore është se shteti evitoi luftë civile dhe është një triumf I madh për ata dhe jam krenar që u ndihmuan të arrijnë këtë. Maqedonia do të ketë pozitë të rëndësishme strategjike në Ballkan dhe do të jetë e rëndësishme për ne.”, tha Gjorgj Robertson, ish sekretar i përgjithshëm i NATO-s

“Konsideroj se këto standarde që përfshihen në dokumentin kornizë, janë fer dhe në një formë gjenden në legjislaturën europiane në pjesën e pakicave dhe të drejtave të njeriut.”, tha Boris Trajkovski, ish president.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është ideale, MO është kompromis, me çrast gjatë këtij kompromisi shqiptarët kanë fituar, por s’do të thotë që nuk është lënë hapësirë që në rrugë parlamentare të përmbushen, të plotësohen edhe mangësitë e tjera.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.