Marrëveshja e Ohrit, “Fronti Evropian” përgatitet për draft ligjor

“Fronti Evropian” përgatit draft version për interpretim autentik të Marrëveshjes së Ohrit, sa i përket legjitimitetit të votës shqiptare dhe zbatimit të parimit fituesi me fituesin në formimin e Qeverisë. Deputeti Bexheti thotë se për t’u ndaluar tendenca e majorizimit do të përpilojnë ligj me ndihmën e ekspertëve të përfshirë në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Marketing

“Të angazhohen ekspertë që kanë qenë njohës të rrethanave që kanë qenë të angazhuar për Marrëveshjen e Ohrit, pasi që për herë të dytë ndodh që legjitimiteti etnik të mos respektohet dhe është një përcaktim i gjithanshëm i shqiptarëve që kjo dukuri të luftohet me forma politike demokratike dhe gjithsesi se ne do të hartojmë draft që do të rregullojë këtë çështje.”, – deklaroi deputeti i “Frontit Evropian”, Blerim Bexheti.

Marketing