Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski vazhdon me takime me eurodeputetët në Bruksel, një ditë para votimit për raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Përveç amendamenteve për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në minutën e fundit është parashtruar edhe amendament për mbështetje për finalizimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e raportuesit Ivo Vajgël.
Amendamenti u bën thirrje të gjitha partitë politike të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në frymën e përgjegjësisë së ndarë” në hapat e ardhshëm të procedurës për ndryshime kushtetuese. Në amendament gjithashtu ftohet Qeveria dhe Kuvendi të vazhdojnë me reformat për përafrim drejt BE-së dhe inkurajohet PSP-ja për të vazhduar me hetime të pavarura për të gjitha lëndët tjera.
Ky amendament, i parashtruar në votimin e parë për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, pritet të marrë mbështetje të madhe nga eurodeputetët në votim gjatë ditës së nesërme. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zhernovski, i siguroi bashkëbiseduesit e tij sot se Qeveria është e përkushtuar në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila gëzon mbështetje të madhe nga Parlamenti Evropian.
“Marrëveshja e Prespës e ka mbështetjen unanime nga ana e të gjitha grupeve politike në Parlamentin Evropian dhe ardhmërinë evropiane për vendin tonë është më se e sigurt”, deklaroi eurodeputeti grek nga SYRIZA, Dimitrios Papadumulis gjatë takimit me Zhernovskin. Papadimulis shtoi se Greqia do të jetë mikja më e madhe dhe mbështetëse në rrugën eurointegruese të Shkupit.
Zhernovski e informoi bashkëbiseduesin e tij ” për hapin e madh të deputetëve në Kuvend” dhe shprehu bindje se implementimi i marrëveshjes është rruga e vetme përmes të cilës shteti ynë do t’i realizojë qëllimet e veta strategjike, gjegjësisht të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.
Mesazhe të tilla, Zhernovskit iu drejtuan edhe nga eurodeputeti nga Gjermani, Elmar Brok.
“Zhernovski iu falënderua Elmar Brok për mbështetjen e tij për zgjidhjen e kontestit për emrin, duke përfshirë përmes takimeve me anëtarë të partisë si motër të Maqedonisë të PE të cilat e mbështesin Marrëveshjen”, thonë për MIA-n nga kabineti i Brok. Brok për MIA-n deklaroi se e ka pyetur Zhernovskin për procesion e finalizimit të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për miratim përfundimtar të Marrëveshjes së Prespës, në çka ka marrë përgjigje se pritet që procesi të përfundojë deri në fund të janarit.
Zhernovski ka pasur takim edhe me eurodeputetin Piter Nidermiler nga grupi socialdemokrat. “Eurodeputeti hungarez i transmetoi Zhernovskit se çështja për dhënien e azilit për Gruevskin nga ana e Hungarisë është çështje evropiane e cila do të hapet në Parlamentin Evropian, ku ekziston disponim parimor midis grupeve politike”, thonë nga kabineti i zëvendësministrit.
Mesazh të ngjashëm për MIA-n dje transmetoi edhe eurodeputeti nga socialdemokratët, Knut Flekenstajn i cili deklaroi se në janar me siguri do të hapet tema për azilin e Gruevskit në Hungari dhe se kjo mund të jetë në formë të rezolutës së PE-së. Eurodeputetët do të debatojnë për Maqedoninë sonte vonë, ndërsa votimi është paraparë nesër në mesditë.