Marrëveshja e Prespës një nga temat e takimeve të Micotakis në Moskë

Rusia dhe Demokracia e Re janë kundër Marrëveshjes së Prespës, por mospajtimet e tyre janë të ndryshme. Partia opozitare greke nuk është kundër anëtarësimit të Shkupit në NATO, brifojnë burime të Demokracisë së Re për mediat greke, në fund të vizitës së Kirjakos Micotakis në Moskë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës edhe krahas faktit që të dy palët u vendosën kundër taktikës që ka vijuar, pikënisja e mospajtimit të tyre është e ndryshme, shtojnë burimet e Demokracisë së Re. Theksuan se Demokracia e Re nuk është kundër inkuadrimit të Shkupit në NATO, derisa sërish Sergej Lavrovit i ishte përmendur se çështja kryesore për DR-në është të mos parashtrojë pyetje për gjuhën maqedonase dhe kombësinë. Burime të informuara mirë, konfirmojnë se pala ruse ka treguar mirëkuptim për këtë çështje, publikoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA.

Lideri i Demokracisë së Re në suaza të vizitës dyditëshe në Moskë, u takua me kryeministrin e Rusisë, Dimitri Medvedev, me shefin e Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov me kryetarin e Dumës ruse, Vjaçeslav Volodin.

Marketing