Marrëveshja e Prespës për Rekën është një kompromis i dhimbshëm

Kandidati për president z.Blerim Reka vetëm gjatë përballjes së parë televizive me kundërkandidatët e tij ka lën nam me deklaratat e tij kontradiktore dhe paradoksale.

Marketing

Nëse në 5 minutshin e parë proklamonte idene e integrimit dhe të shtetit ligjorë e të së drejtës çuditërisht pas minutazhit të kundërkandidates së tij nga radhët e VMRO-s z.Gordana Siljanoska , ai shoqërohej nga devijanca të vazhdueshme deklarative. Dhe në njërën prej pyetjeve që i referohej Marrëveshjes historike me Greqinë, ai u shpreh se bashkndjenë me bashkqytetarët maqedonas dhe se Marrëveshja e Prespës është një kompromis i dhimbshëm për të.

Blerim Reka nuk u tregua aspak koizistent dhe serioz në qëndrimet e tij dhe besnik ndaj postulateve qe përmbanë platforma e tij politike.
Ai e don Maqedoninë me emrin e Vjetër por do të angazhohet për perspektivën e saj euroatlantike, Ai e don shtetin ligjorë dhe premton reforma por nuk janë kompetencë e tij. Ai e njeh Marrëveshjen e Prespës por e llogaritë si një kompromis të dhimbshëm.

E nëse Marrëveshja e Prespës e cila garanton rrugëtimin e vendit në strukturat euroatlantike, në siguri dhe zhvillim ekonomik, në ndaljen e fluksit të migrimit atëher parashtrohet pyetja në ç’kuptim ndjenë dhimbjen profesori Reka.

Marketing