Pasi Qeveria “Cipras” morri votëbesimin nga Kuvendi grek, tani është e hapur rruga për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.
Vëmendje e posaçme i kushtohet partisë POTAMI. Përfaqësuesit e saj sot në orën 18, sipas kohës lokale do të takohen për të marrë vendimin përfundimtar.
Në deklaratë për mediat, nënkryetari Jorgos Mavrotas, ka dhënë sinjale pozitive, pasi i ka cilësuar si pozitive sqarimet dhëna në Protokolin e dorëzuar nga MPJ-ja e Maqedonisë.
Këto sqarime, kryeministri grek i lexoi mbrëmë edhe në fjalimin e tij para aktit të votëbesimit.
Mavratos ka shtuar se “POTAMI nuk ka ndryshuar pozicionin e tij për këtë çështje”.
I pyetur nëse POTAMI, është nën presion nga jashtë, nënkryetari i partisë u përgjigj: “Jo, nuk kemi marrë ndonjë presion nga jashtë dhe ky është qëndrimi ynë”.
Ditët e fundit mediat greke shkruanin skenarë të ndryshëm për veprimet e POTAMI-t lidhur me mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës.
Një nga ato skenarë është përmendur që partia të marrë qëndrim që ti lejoj deputetët e saj të vendosin sipas dëshirës së tyre për të votuar ose jo për Marrëveshjen që do të zgjidh kontestin e 27 vjeçar të emrit me Maqedoninë.