Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Mustafa shprehet se qeveria “Hoti” arriti për pak javë ta ribëjë Kosovën partner të besueshëm të SHBA dhe BE-së.
Kreu i LDK-së thotë se qeveria “Hoti” meriton mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.
Postimi i Isa Mustafës:
Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.
Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Tramp!