Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama Kjo është zgjidhje e Ballkanit të Hapur

Nga samiti i Ballkanit të Hapur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ndal tek rëndësia e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për lëvizjen me letërnjoftime mes qytetarëve të vendeve. Ai tha se kjo është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

Marketing

“Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër për hir të vërtetës, dje ne mund mos ishim fare këtu. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona, të Evropës e mbase edhe të botës, do ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi qartë cila është rruga dhe cila është zgjedhja e ‘Ballkanit të Hapur’. Dhe sot dua ta them këtu me shumë krenari dhe shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e ‘Ballkanit të Hapur’”, deklaroi Rama.

Rama përgëzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq për, siç tha, dhënien e një sinjali të qartë paqeje.

“Dje ia kam thënë një gazetareje serbe që nuk do kishte qenë nevoja të shpenzohej gjithë ajo energji dhe të humbej gjithë ajo kohë nëse Kosova dhe vendet e tjera do ishin në Ballkanin e Hapur. Dhe për këtë dua realisht dhe publikisht t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjidhja e parë është paqja. Zgjidhja e parë është zgjidhja për njerëzit. Natyrisht kjo nuk zgjidh të gjithë atë që mbetet për t’u zgjidhur, kjo as nuk e bën çështjen që ne na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, vijoi Rama./Kosovapress

 

 

Marketing