Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiq shkarkon ambasadoren në Zagreb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliq, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.

Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike, por zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Po ashtu Vuçiq ka emëruar Dragan Shutanovac, si ambasadorin e ri në SHBA.

ADVERTISING

Gjithashtu, me dekret, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviq në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi.

Këto dekrete hyjnë në fuqi të nesërmen e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”.

Marketing