Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Musliu: Nuk do të ketë pengesa në implementim

Marrëveshja per zgjidhjen e emrit e nënshkruar midis dy qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë në Prespë, dhe ratifikimi në Kuvend, tashmë në opinion ka filluar të aktualizohet edhe tema për mbajtejn e referendumit.

Marketing

Derisa në vjeshtë është dakorduar të organizohet referndumi popullor për ndryshimin e emrit dhe më pas edhe ndryshimet kushtetuese me votat e të zgjedhurve të popullit, qytetarët e anektuar nga TVM2 janë të ndarë në opinionin e tyre sa I përket finalizimit të marrëveshjes me epilog pozitiv.

Disa nga të anketuarit shprehen të kënaqur nga marrëveshja e arritur mes palëve dhe se janë optimist që referndumi kurdo që të mbahet do të ketë epilog pozitiv pozitiv. Ka dhe qytetarë të cilët nuk presin që referendumi të jetë pozitiv.

“Duhet të del pozitiv se nuk shkon më ashtu siç kanë menduar dhe dasht Zoti të kemi jetë dhe të drejtohen punët siç duhet si për maqedonasit po ashtu edhe per neve shqiptarët”.

“Mirë është kjo marrëveshje e arritur pasi kemi arritur të perparojmë dicka”.

“Emri i vjetër është më i mirë. Sa I perket referendumiut ai do te jetë negativ. Në asnjë menyrë nuk pajtohem me këtë marrëveshje”…

“Nuk do te jetë pozitiv ky referendum. Do të duhet me 2/3 e votave të del pozitiv ndryshe është e kotë. Sa i përket asaj marrëveshje të arritur gjithçka është e përzier, më mirë e dijnë ato që kanë biseduar sy më sy. Ne qytetarët dijmë aq sa na tregojnë përmes mediave”, thanë qytetarët.

Javën që lam pas në Prespë, Shkupi dhe Athina i dhanë fund kontestit 25-vjeçar të emrit, ky dy kryeministrat e dy shteteve Dimitrov dhe Kocijas me ndermjetesimin edhe te faktorit nderkombetare nenshkruan marrëveshjen e cila u vlereua si marrëveshje historike dhe finalizimi I së cilës pritet që përfundimisht të mbyllë kapitullin e kontestit të hapur me Greqinë jo vetëm për emrin por dhe të përmirësojë marrëdhëniet ndërfqinjësore mes dy shteteve si parakusht për progresin e Maqedonisë në rrugëtimin që po e bën drejt strukturae euroatlantike./al.mrt/

Marketing