‘Marrëveshja për emrin’, asgjë të re nga Presidenti Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov akoma nuk e ka firmosur Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për emrin, e cila ditë më parë u miratua në Kuvend. Nëse Ivanov deri kah mesi i javës së ardhshme kur dhe pritet të skadojë afati mbetet në qëndrimin fillestar se nuk do ta firmos, Ligji do të kthehet për rivotim në Kuvend.

Marketing

Në bazë të kushtetutës Presidenti është i obliguar ta hedh firmën, megjithatë Kushtetuta nuk parashikon asnjë alternativë për dalje nga situata nëse edhe pas rivotimit të Ligjit në Kuvend, Ivanov vendos ta mbajë Ligjin në arkivë. Gjithsesi kryeministri, Zoran Zaev tha se asgjë nuk varet as nga Ivanovi e as nga politikanët tjerë, por se për Marrëveshjen fjalën e fundit e kanë qytetarët.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Zaev shprehu optimizëm se referendumi do të jetë i susksesshëm.
Qytetarët do të shprehen në referendum për marrëveshjen historike me të cilën shteti ecë përpara. Jam optimist dhe besoj se referendumi do të ketë sukses, ndërsa kjo do të thotë sukses për secilin qytetar të Maqedonisë. Fjalën e qytetarëve do të duhet ta respektojnë të gjithë, edhe Presidenti Ivanov edhe opozita, edhe ne si Qeveri – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndërkohë kryediplomati grek, Nikos Kocias gjatë ditës do t’i firmos letrat, të cilat nesër do të arrijnë në NATO dhe BE. Përmes kësaj korrespodence, Greqia do të shprehë mbështetjen e saj që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në këto dy organizata ndërkombëtare.

Marketing