Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në një takim jo-formoal me gazetarë ka deklaruar se Presidenti i Republikës, Gjorge Ivanov është i obliguar që të nënshkruaj ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, ndërsa në rast se ai nuk e bë një gjë të till, sipas Xhaferit, atehërë, i njëjti do të shpallet ne Gazetën Zyrtare bashkë me ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili po ashtu nuk është dekretuar nga Presidenti, Gjorge Ivanov.
“Nëse për të dytën herë Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për Emrin, atëherë ajo bëhet praktikë. Ne presim që të ratifikohet për të dytën herë. Por në rast se e njëjta nuk nënshkruhet për të dytën herë, atëherë ligji i gjuhëve shkon në pakon me Marrëveshjen”, ka deklaruar Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.