Kryeministri Zoran Zaev në emisionin në TV24 theksoi se deri tani nuk janë të sigurtë 80 deputetë që do të votojnë ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut.
“Deri tani vetëm 76 deputetë kanë konfirmuar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese…Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja thanë se kanë votuar për hapjen e procesit, për ti dhënë shans, ndërsa më pas do të vendosin se a do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Këtë e kanë thënë në mënyrë transparente. Se a do të kemi 80 vota për ndryshimet kushtetuese do të dijmë në ditën e votimit, më 9 janar”, theksoi Zaev.
Ai ndër të tjerat në këtë emission paralajmëroi rikonstruimin e kabinetit qeveritar, por edhe përjashtoi mundësinë e kandidimit të tij për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.