Marrëveshja për targat, Vuçiç: Prishtina po pengon lëvizjen e serbëve, do marrim masa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me serbët e Kosovës të mbajtur ditën e sotme, ka folur për çështjen e targave.

Marketing

Gjatë fjalës së tij ai tha se me pëlqimin e tyre do t’i propozohet Qeverisë që të nxjerrë konkluzione për shkeljen e marrëveshjes për targa.

Vuçiç njoftoi se nuk janë duke kërkuar asgjë më shumë se sa Prishtina të veprojë sipas marrëveshjeve të dala nga dialogu.

Ndërkohë ai thekson se nëse Prishtina vazhdon të pengojë lirinë e lëvizjes së serbëve në Kosovë edhe Beogradi do të marrë masa arbitrare ndaj atyre që kanë targa RKS.

“Të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja dhe organet dhe institucionet e tjera në botë në mënyrë që Prishtina t’i japin fund menjëherë shkeljes së marrëveshjes për targa dhe të mundësojnë lirinë e plotë dhe të papenguar të lëvizjes për serbët, automjetet e të cilëve përdorin në mënyrë të ligjshme dhe legjitime targat e Republikës së Serbisë. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa Prishtina të veprojë sipas marrëveshjeve të dala nga dialogu, por edhe të gjitha dokumenteve të tjera relevante juridike ndërkombëtare”, tha Vuçiç.