



Zyrtarët në Uashington deklarojnë se ndodhen në “kontakt të ngushtë” me Parisin dhe po bisedon për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Franca tërhoqi mbrëmjen e së premtes ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Australia, për shkak të marrëveshjes tripalëshe e quajtur AUKUS që parashikon që Uashingtoni dhe Londra të zhvendosin në Australi, teknologjitë për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore.
Prej vitit 97 ato prodhoheshin në Francë, vend i cili humb tashmë një marrëveshje me vlerë 100 milionë dollarë. Në krahun tjetër qeveria franceze deklaroi se u tradhtua kur Australia u tërhoq nga marrëveshja ekzistuese e mbrojtjes prej miliarda dollarësh.
Sipas marrëveshjes së re , vendet aleate do të shkëmbejnë kapacitetet kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologji tjera nënujore. Kjo marrëveshje shihet gjerësisht si një përpjekje për të frenuar ndikimin e Kinës në brigjet detare jugore.