Marrëveshja që theu besimin, Osmani: Ende jemi në fazën e këmbimit të ideve

Shkupi dhe Sofja janë ende larg një marrëveshjeje për tejkalimin e dallimeve rreth zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila në vend që të lehtësonte integrimin europian të vendit u shndërruar në pengesë. Palët kanë humbur besimin e ndërsjellë dhe aktualisht e gjithë energjia diplomatike është orientuar drejt rikthimit të besimit. Nga kjo pozitë, mbajtja e konferencës së përbashkët gjatë kryesimit gjerman me Unionin, duket e vështirë.
“Ende jemi në fazës të këmbimit të ideve, propozimeve dhe mënyrave për të tejkaluar këto dallime. Në momentin kur do të ketë një pëlqyeshmëri nga të dyja palët se cilado nga këto ide mund të jetë dalje nga situata ose mund të jetë formë për të cilën mund të arrihet pëlqyeshmëri opinioni do të jetë i informuar. Për momentin jemi ende në fazë të këmbimit të ideve dhe bisedave rreth ideve por ende jo në një fazë të arritjes së pëlqyeshmërisë.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Angazhimi i ish kryeministrit Vllado Buçkovski si koordinator në këto bisedime, sipas shefit të diplomacisë, ka për qëllim që të plotësojë vakumin në postin e ambasadorit në Sofje dhe të konkretizojë Marrëveshjen për fqinjësi me palne veprimi.
“Propozimi për të emëruar përfaqësues special ka qenë i imi dhe i Ministrisë së Jashtme, në bashkëpunim me kryeministrin. Në mungesë të mabasadorit aktiv për momentin në Sofje dhe me qëllim për të krijuar mekanizma shtesë për të kthyer mirëbesimin në implementimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja.”, tha Osmani.
Përkundër vlerësimeve se edhe zyrtarët e lartë të unionin nuk janë angazhaur mjaftueshëm për tejkalimin e dallimeve, Osmani çmoi lartë angazhimin e komisionerit Varheji. Sipas tij, është e pritshme që instutucionet e BE-së të kenë qëndrim josimetrik ndaj një vendi anëtar dhe një vendi kandidat, gjithmonë në favor të atij të parit.
Marketing