Marrja e kompetencave nga MASH, reagon komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës reagon lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit, ku nga vet mënyra e kumtimit të këtij vendimi të cilin Komuna e Tetovës e ka marrë përmes gazetarëve, tregon seriozitetin dhe peshën e këtij pushteti të çoroditur, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk e sheh të arsyeshme që në mënyrë zyrtare të komunikojë.

Marketing

Së pari njoftojmë opinion se vendimin për shkarkimin e ish drejtoreshës se gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e ka marrë në bazë të propozimit të këshillit të gjimnazit, ku ligji për arsim të mesëm e obligon kryetarin e komunës që në afat prej 15 ditëve të veproj sipas propozimit nga këshilli i shkollës, i njejti ka vepruar në bazë të raportit të revizionit komunal ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës.

Ky vendim nuk ka se si të llogaritet ndryshe përveçse vazhdimësi e politikave hakmarrëse kundër qytetarëve të Tetovës, vetëm e vetëm se kjo komunë nuk menaxhohet nga pushteti qëndrorë aktual.

Për ironi edhe më të madhe, ne jemi dëshmitarë ku vetëm para disa ditëve, patëm rastin qe të ndjekim video inçizimet se si vëllai i një kryetari të komunës, i cili hyn dhe pa fije turpi vjedh dokumentacionin nga dosja e shkollës për të fshehur keqpërdorimet e bëra, kurse MASH nuk pati asnjë reagim lidhur me këtë, por përkundrazi mbrojti keqpërdorimet dhe krimin.

Komuna e Tetovës pyet ministrin se a është i vetëdijshëm për këto veprime apo thjesht ia dërgojnë letrat qe t’i nënshkruaj dhe pranon urdhërat nga shefi i tij A.G, i cili qartazi dallohet se është i gatshëm të bëj gjithçka, vetëm e vetëm t’u hakmerret qytetarëve të Tetovës për humbjen në zgjedhjet lokale.

Dhe për në fund, ju informojmë se për rastin në fjalë Komuna e Tetovës do të informojë të gjitha përfaqësitë diplomatike të vendeve mike në rend të parë Uashingtoni dhe Brukseli.

Marketing