Marrja e mandatit të Gruevskit sot në Komision kuvendor

Përcaktimi i Propozimit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak të mungesës pa arsye më shumë se gjashtë muaj, është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit.

Marketing

Seanca është caktuar në bazë të njoftimit paraprak të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dorëzuar më 15 maj.

Sipas nenit 59 të Rregullores kuvendore, për deputetin i cili pa arsye ka marrë pjesë në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e njofton Komisionin për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit. Propozim për marrjen e mandatit të deputetit në këtë rast, dorëzon Komisioni për Çështje të Rregullores dhe Mandatit dhe Imunitetit, në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të raportimit nga kryetari i Kuvendit, ndërsa pas propozimit të tij për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi bën shqyrtimin në seancën e tij të ardhshme.

Për marrjen e mandatit të deputetit nevojitet që propozimin ta mbështesin dy të tretat e deputetëve ose 80 vota “për”. Para gjashtë muajve Kuvendi nuk arriti të votojë marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit me propozim të komisionit të njëjtë me arsyetim se ai nuk është i denjë që ta kryej funksionin e deputetit për shkak të shqiptimit të dënimit me burg për furnizim të mercedesit luksoz për rastin “Tanku” të PSP-së.

Deputeti dhe ish kryeministri Gruevski vitin e kaluar, në nëntor u arratis në Hungari ku mori statusin e azilantit politik. Krahas gjykimit të plotfuqishëm me dënimin me burg prej dy viteve, ai është i dyshuar edhe për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Seanca sot në Kuvend do të mbajnë edhe komisionet kuvendore për çështje të çgjedhjeve dhe emërimeve, për mbikëqyrje mbi punën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim dhe Komisionit për arsim, shkencë dhe sport.

Marketing