Marsh me biçikleta në Çair

Nesër duke filluar nga ora 10:30, me rastin e Javës Evropiane të Mobilizimit e cila secilin vit organizohet nga data 16.09.2018 deri me datë 22.09.2018, Komuna e Çairit organizon turnë çikliste 🚵‍♂️ 🚴‍♀️ 🛴 (marsh me biçikleta) që do të fillojë nga Parku i Çairit 🌹 🌲 dhe do të vazhdojë përgjatë rr. Xhon Kenedi 🛣 deri te udhëkryqi me rr. Bllagoja Paroviç dhe pastaj deri te udhëkryqi me rr. Georgi Pop Hristov ku kthen në të majtë dhe vazhdon deri te fusha e sportit në lagjen e Fushë Tophanes, ku pjesëmarrësit do të njoftojnë opinionin për qëllimin e organizimit të këtij aktiviteti. 🤸‍♀️ 🤼‍♂️ 🤹‍♀️ 💿 🎶

Marketing

Të pranishëm në ngjarjen e paralajmëruar do të jem unë me Zëvendës Kryeministrin për çështje evropiane z.Bujar Osmani, deputeti i zonës, z. Ejup Alimi si dhe bartësit tjerë të funksioneve publike në Çair.

Evenimenti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për zvogëlimin e emisioneve të gazrave dëmtues dhe ruajtjen e pastërtisë së ajrit përmes zvogëlimit të përdorimit të automjeteve dhe edukimit të fëmijëve në këtë drejtim. 🏞 🌲 🥀

Marketing