Marshi protestues në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale

Organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kanë organizuar marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Marketing

Ky marsh protestues është reagim ndaj publikimit të fotografisë së rrejshme të deputetes së PDK’së Flora Brovina si dëshmi që u paraqit në Kuvend për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Me slloganin kryesor “Më trajto dinjitetshëm” ky marsh protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe po vazhdon deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” pranë Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë protestë po marrin pjesë ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari.

Marketing