Richard Gere është martuar sërish.
Aktori i famshëm ka shkëmbyer unazat me të dashurën e tij 33 vjet më të re, Alejandra Silva. Kjo është martesa e tretë për Gere.
“Unë jam njeriu më i lumtur në univers. E si mund të mos jem? Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme”, deklaroi 68-vjeçari për “Hello!”.
Richard Gere është njohur me Silvën në vitin 2014, në Itali. Ai ka qenë i martuar më parë me Cindy Crawford (1991-1995) dhe Carey Lowell (2002-2016).