Ish-banori i “Big Brother Vip Kosova”, Mirdon Pacolli, do të martohet sonte në një ceremoni private.
Burime të Indeksonline të afërta me çiftin kanë bërë të ditur se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Mirdoni, i cili u bë i njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”, ka preferuar ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike.
U trashëgofshi!/Indeksonline/