Mas dhe Rot në karantinë pas takimit në Berlin me Zaharievën, Dimitrovin dhe Osmanin

Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas do të shkojë në karantinë dyjavore për shkak takimit që e kishte me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva dhe zëvendësin e saj Petko Dojkov në Berlin të hënën, pasi MPJ-ja bullgare sot kumtoi se ajo është në vetëizolim, ndërsa Dojkov ka qenë pozitiv në testin e shpejtë për KOVID-19.

Marketing

Në karantinë do të shkojë edhe ministri për Evropën në MPJ-në gjermane, Mihael Rot. Siç kumtoi MPJ-ja gjermane, në izolim shkojnë edhe të punësuar të tjerë në ministri të cilët kanë marrë pjesë në takime. Testi i parë i Masit ka qenë negativ në koronavirus.

Në kumtesën e MPJ-së gjermane aspak nuk përmendet tema dhe pjesëmarrësit në takimin e së hënës për të cilët ministri shkon në karantinë.

Në takimin me Zaharievën në Berlin me ftesë të ministri gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Mas dhe të ministrit për Evropën, Mihael Rot kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Pas vlerësimit të bërë epidemiologjik të rrezikut është marrë vendim zëvendëskryeministri Dimitrov dhe ministri Osmani të mos shkojnë në izolim.

Marketing