Në Tetovë sot hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ajri i ndotur, për shkak të tejkalimit të pragut të alarmit të grimcave prej 10 mikrometra në dy ditët e njëpasnjëshme.
“Konform Dekretit për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për vlera kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ambientin e ndotur dhe pragjet me alarmimin, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare, qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 prej 14.12.2017) ku është definuar pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 188 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme) dhe prognozës së marrë nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike, i njëjti është tejkaluar në vendin e matjes Tetovë”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.
Përqendrimet e përditshme mesatare të grimcave PM10 në Tetovë më 29 janar kanë qenë 210.58, derisa më datën 30, 210.48, mikrogramë në metër kub. Masat dhe rekomandimet janë në fuqi edhe në Strumicë.