Masa disiplinore ndaj 30 policëve që punojnë në kalimin kufitar në Bllacë

30 policë të sistemuar në vendkalimin kufitarë “Bllacë” do të penalizohen me masa disiplinore shkaku i prishjes së qëllimshme të kamerave trupore. Dyshimet lidhen me raportimin e Televizionit Alsat më 15 prill për shkatërrimin e qëllimshëm të kamerave mobile nga ana e disa nëpunësve të policisë, veprim ky i cili (jo zyrtarisht) për motiv ka pas shmangien e gjurmëve nga korrupsioni i mundshëm dhe abuzimi me detyrën zyrtare. Ministria e Brendshme njofton për Alsat se përgjegjësia e tyre është vërtetuar, ndërsa Komisioni përkatës është duke punuar në përgatitjen e masave. Për pesë policë kërkohet masa e kompensimit të dëmit.

Marketing

“Në procedurë janë 30 masa disiplinore për shkak të mosveprimeve në bazë të Procedurës Standarde Operative për shfrytëzimin e sistemit mobil të incizimit me kamera (trupore). Është konstatuar se 30 policët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Marrëveshja kolektive. Propozohet kërkesa për kompensimin e dënimit nga 5 policë dhe udhëheqës ndërrimi në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme

Hetimi i prishjes së kamerave trupore erdhi pas skandalit me ryshfetin në pikën kufitare Bllacë, kufiri me Kosovën ku u denoncuan dy policë për marrje ryshfeti, vepër e cila u dëshmua përmes video incizimit të publikuar nga emisioni “Stop”.

Kallëzimet e dy policëve, Elham Shkreta dhe Zylbehar Rakipi kanë ngecur në Prokurori Publike, ndërsa organi akuzës nuk ka një përgjigje nëse ndaj tyre do të ngrite akuza për abuzim me detyrën zyrtare. Për marrje ryshfeti, Kodi Penal parashikon nga 5-10 vite burg.