Edhe pse masat kundër mortajës së derrit janë në nivel të lartë, nuk përjashtohet mundësia nga dukuria e sëmundjes në vend, konkluduan veterinerët në takimin e sotëm koordinues. Shteti, siç vlerësuan, është maksimalisht e përgatitur që të përballet me rreziqet sepse në vazhdimësi vepron në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.
Veterinerët sigurojnë se diagnostifikimi i sëmundjes mund të kryhet për disa orë, varësisht nga mostra, gjendja në të cilën gjendet dhe mënyra e përpunimit të tij. Nga takimi porositën, që të bëhet gjithçka para se të paraqitet sëmundja sepse më pas do të jetë vonë. Njëherit apeluan, gjatë çdo ndryshimi të gjendjes shëndetësore tek derrat, pronarët menjëherë të reagojnë dhe ta paraqesin rastin tek mjeku veteriner.
Ata nuk deshën të spekulojnë sa janë të mëdha shanset në vend që të paraqitet mortaja afrikane, por thanë se për këtë ekzistojnë shanse reale dhe ndoshta është vetëm çështje e kohës kur kjo do të ndodh sepse sëmundja bartet përmes mjeteve, ushqimit me prejardhje shtazore, por edhe përmes derrave të egër të cilët janë burimi kryesor i infektimit.
Një prej rekomandimeve të takimit ishte edhe NP “Rrugët e Maqedonisë” gjithkund të vendosen kontejnerë për hedhjen e mbeturinave, veçanërisht nga ana e turistëve, ndërsa ndërmarrjet komunale më shumë të bëjnë llogari për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave. me këtë rast është me rëndësi ajo të dërgohet në deponitë ku në mënyrë adekuate do të trajtohet.
Mortaja afrikane është një sëmundje e rrezikshme dhe infektuese e cila i shkatërroi fermat. Manifestohet me temperaturë të lartë, vjellje dhe paraqitje të njollave të kuqe nëpër trup. Shkakton gjakderdhje në të gjitha organet, të brendshme dhe të jashtme. Për të nuk ka terapi, as vaksinim. Pasojat janë katastrofale, veçanërisht nga aspekti ekonomik. Për momentin, më afër është në Bullgari ku janë detektuar shumë vatra.
Dje është thirr edhe Qendra kombëtare për kontroll të sëmundjeve ku, gjithashtu, ka pasur koordinim të përgjegjësive dhe kompetentëve të fellës veterinere, në pajtim me ligjet.