Masa për gardianët e burgjeve! Pandov: Ka policë që turpërojnë uniformën!

Disa policë që punojnë në burgun e Shutkës nuk duhet të veshin uniforma – po e turpërojnë sistemin e burgjeve, ka deklaruar Aleksandar Pandov, drejtor I drejtorisë për Sanksione. Ai ka njoftuar se tashmë ka filluar dhe ka përfunduar procedura disiplinore ndaj dy policëve nga burgu i Shutkës, të cilët i dhanë telefon Vasil Jovanovit, personit që shkeli Frosina Kulakovën në bulevardin Aradhat Partizane.

Marketing

Ai theksoi se pas gjetjes së telefonit tek personi i Vasil Jovanovit, policët e Policisë Intervenuese kanë shkuar në kontroll në burgun e Shutkës, ku janë gjetur 70 telefona.

“Pas gjetjes së telefonit në Shutkë gjatë fundjavës, të hënën Policia e Ndërhyrjes ka shkuar atje për të kontrolluar qendrën e paraburgimit dhe ka gjetur 70 telefona. Dy-tri ditë më vonë, ata kontrolluan sërish atje dhe u gjetën 35 telefona. Dje kanë gjetur edhe rreth 30 telefona në repartet gjysmë të hapura dhe të hapura. Këto janë shifra që më shqetësojnë”, tha Pandov.