Demonstratat e caktuara për në orët e pasdites, në kombinim me incidentet serioze të protestave të dielën, sjellin masa të përforcuara sigurie në kryeqendrën greke, veçanërisht në pjesën rreth sheshit Sintagma dhe Parlamentit greke.
Forcat e sigurisë janë marrë edhe për shkak të asaj se për dallim nga e diela kur parlamenti ishte bosh, tani në të, vijon debati.
Sipas mediave greke, kordonë prej autobusëve të policisë do të vendosen në disa vende rreth parlamentit, duke u fokusuar në pjesën ku ndodhet hyrja, ndërsa në përmendoren e Ushtarit të Panjohur, aty ku të dielën demonstruesit tentuan që të hynë në oborrin e parlamentit, do të rritet prania e njësive speciale policore.
Stacioni i metrosë në sheshin Sintagma, do të mbyllet nga ora 16:30 sipas kohës lokale.