Masa të reja për të hyrë në Shqipëri, a duhet testi PCR?

Numri i madh i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 ka bërë që Kosova të shtrëngoj masat ndaj Covid-19.

Marketing

Marrëveshje vëllazërore dhe me qëllim të ndërgjegjësimit për vaksinim është bërë mes Kosovës e Shqipërisë.

Burime të Indeksonline mësojnë se në kuadër të masave reciproke, tani e tutje duhet të keni testin PCR për të kaluar kufirin me Shqipërinë.

Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit.

Pra, kushdo që është i vaksinuar nuk ka nevojë për testin PCR.

Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërisë që duan të futen në Kosovë.