Masakër në Suedi! Konfirmohen 10 të vdekur nga sulmi në shkollë

Dhjetë persona dyshohet se mbetën viktima të një sulmi në Suedi. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00 në Orebro, 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.

Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur. Mes viktimave është dhe vetë agresori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori nuk kishte precedent

Të shtënat kanë ndodhën në një qendër arsimore për të rritur. Këto institucione frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar ende shkollën fillore apo të mesme.

Marketing

Policia i mbajti të mbyllur disa orë nxënësit e shkollave aty pranë “për qëllime sigurie” për shkak se dyshonin se sulmuesi mund të kishte bashkëpunëtorë në krim.

Mediat lokale raportojnë se situata me dhunën në Orebro, një qytet me 155 mijë banorë, është përkeqësuar shumë gjatë tri viteve të fundit.