Prokuroria publike e Magdeburgut në Gjermani ka njoftuar të dielën lënien në paraburgim të 50-vjeçarit të quajtur Taleb Al Abdulmohsen për akuzën e vrasjes së pesë personave mes tyre edhe një djali 9 vjeçar pasditen e së premtes. 50-vjeçari u soll para gjykatësit mbrëmjen e së shtunës, tha policia. Gjykatësi në gjykatën e qarkut në Magdeburg urdhëroi paraburgim për pesë akuza për vrasje, vrasje të shumta në tentativë dhe akuza të shumta për lëndime të rënda trupore. Autori i dyshuar është dërguar në institucionin korrektues.
Prokurori i lartë publik Horst Walter Nopens foli për sulmin duke thënë se. “Ne nuk e dimë ende nëse ishte një sulm terrorist,” tha ai. I dyshuari, një mjek, jeton në Gjermani që nga viti 2006 dhe nuk njihej nga autoritetet si islamist. Përkundrazi, ai thuhet se është deklaruar kritik i islamit radikal në shumë raste gjatë viteve të fundit. Ai kishte mbështetur disidentët nga Arabia Saudite dhe kishte kritikuar dhe kërcënuar Gjermaninë për shkak të politikave të saj ndaj disidentëve
Raportohet se të premten në mbrëmje, autori nga Arabia Saudite voziti me makinë në tregun e Krishtlindjeve në qendër të Magdeburgut. Pesë persona u vranë dhe 200 persona u plagosën, rreth 40 prej tyre në gjendje të rëndë ose shumë të rëndë. Sipas policisë, viktimat ishin një djalë nëntë vjeç dhe katër gra nga mosha 45 deri në 75 vjeç.
Mediat ndërkombëtare theksojnë se policia gjermane e njihte dhe se disa herë kishte marrë njoftime nga autoritetet e Arabisë Saudite për radikalizmin e 50-vjeçarit. Ai cilësohej si një ujk i vetmuar, por jo një i huaj.
Ndërkohë esktremistët e djadhtë gjermanë kanë protestuar me slogane antislamike. Sipas një vlerësimi fillestar nga policia, rreth 1000 pjesëmarrës u mblodhën në një shesh qendror në kryeqytetin e shtetit të Saksoni-Anhalt. Ndër të tjera mund të shihej një pankartë me fjalën “emigrim” dhe të ashtuquajturit flamuj të atdheut. Dëgjoheshin thirrje si “Ne jemi populli”. Një gazetar i “Bild” raporton për ekstremistët agresivë të krahut të djathtë dhe huliganë. Një fjalim mbajti ekstremisti i djathtë Thorsten Heise – politikan nga partia “Heimat”, dikur NPD .
Mijëra banorë të Magdeburgut përkujtojnë viktimat në funeralin dhe shërbimet përkujtimore në katedrale dhe në sheshin e katedrales. Në orën 19:04, saktësisht 24 orë pas krimit, ranë të gjitha kambanat e kishave në qytet.