Masakra mbrëmë në Tiranë për shkak të Elvana Gjatës, ja detajet?

Konflikti në lokalin në ish-Bllok dyshohet se ka nisur për shkak të këngëtares të njohur në Shqipëri, Elvana Gjata. Është gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala që jep më shumë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martianj me Laert Haton.

Marketing

Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj, biznesmen i fuqishëm në vend, dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.

“Sherri ka nisur për një këngëtare të njohur shqiptare. Në disa momente të caktuara personat kanë filluar ta ngacmojnë këngëtaren. Fillimisht ka nisur një sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala.

Identifikohet autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hado.
Policia pritet të dalë me një deklaratë për median ndërsa mësohet se njëri prej të plagosurve ka dhënë dhe dëshmi mbi atë që ka ndodhur, informon Ora News.

“Policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur pasi ka ndodhur në një ambient të brendshme të lokalit. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë si dhe njëri prej të plagosurve ka folur duke dhënë dëshminë mbi atë që ka ndodhur. Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve” informon gazetarja e Ora News.

Burimet bëjnë me dije se autori është është efektiv i Forcave Komando një eksperti i përdorimit të armëve.

Policia pritet të publikoje nje njoftim te detajuar në orët në vazhdim për të informuar dhe detaje lidhur me ngjarjen, por dhe identitetin e autorit që momentalisht për arsye hetimore nuk jepet. Ka nisur puna për arrestimin e tij.

Marketing