Masakra në Bucha, OKB do të votojë nesër për largimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, do të votojë më 7 prill për largimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut. Ky votim vjen pas raportimeve se trupat ruse kanë kryer krime të rënda në qytetin Bucha të Ukrainës.

Marketing

Votimi është konfirmuar për orën 10:00 ditën e neërme, tha Paulina Kubiak, një zëdhënëse për presidentin e Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid.

Dy të tretat e vendeve që votuan në asamblenë prej 193 anëtarësh duhet të mbështesin pezullimin që Rusia të hiqet përkohësisht nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me bazë në Gjenevë.

Vitet e fundit, organizata ka qenë nën presionin e imponuar nga autoritetet në vazhdën e goditjes së vazhdueshme ndaj organizatave joqeveritare, mediave të pavarura dhe institucioneve demokratike në të gjithë Rusinë.

Shumë aktivistë, gazetarë dhe njerëz të tjerë janë larguar nga Rusia për në vende të tjera që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.