Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në një shkollë në Beograd, ku 9 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
14 vjeçari, i identifikuar si Kosta K. dyshohet si autori i ngjarjes, i cili hyri në shkollë duke qëlluar ndaj nxënësve dhe mësuesve.
Sipas mediave vendase, adoleshenti mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 08:00, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë.
Tre fëmijë janë shtruar në spital, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike. Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur, ndërsa viktima e parë ka qenë roja që ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.
Shokët e klasës të adoleshentit e përshkrujnë si një person të qetë, duke theksuar se ai nuk ishte problematic.
“Nuk kishte asnjë motiv ta bënte këtë”, thanë fëmijët e mërzitur