Masakroi bashkëshorten me thikë, zbulohen emrat, djali i mitur pa gjithë skenën

Ditën e djeshme një tragjedi ndodhi në familjen e një shqiptari në Itali.
Sipas mediave italiane 57-vjeçari shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17-vjeçar.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piaçenca të Italisë, ndërsa shqiptari ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në kuzhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre.

Ishte djali minoren i çiftit ai që telefonoi policinë për ngjarjen.

Mediat italianë zbulojnë sot edhe identitetet e viktimës dhe të autorit.

Xhevdet Mehmeti masakroi me thikë në kuzhinë bashkëshorten 52 vjeçare Elsa Tereziu.

Mësohet se edhe në të kaluarën gruaja ishte sulmuar nga bashkëshorti.

Pak pas vrasjes autori u dorëzua në rajonin e policisë.

Çifti kishte edhe një djalë tjetër 19 vjeçar i cili nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Djali i vogël, 17 vjeçar i cili ka parë gjithë ngjarjen është shprehur në polici se ishte në dhomën e gjumit dhe shkoi në kuzhinë pasi dëgjoi britmat e nënës, por nuk mundi të bënte asgjë.

57 vjeçari punonte si mekanik në zonë, por aktualisht ishte i papunë, situata e keqe ekonomike kishte sjellë edhe grindje të herë pas hershme në shtëpi.

Pak muaj më parë, një ambulancë kishte ndërhyrë për të shpëtuar gruan, e cila ishte përballur edhe herë tjetër me sulmet e bashkëshortit, por ky i ditës së djeshme rezultoi fatal për jetën e saj.