Nuk përjashtohet mundësia që të zgjerohet lista e qytetarëve që do të marrin ndihmë financiare nga masat anti-krizë të Qeverisë – ka deklaruar Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Aktualisht me këto masa përfshihen prindërit e vetëm, fëmijtë me pengesa dhe personat me pengesa mbi 26 vjec, pensionistët me pensione minimale e të tjerë që janë detektuar si kategori më të cënueshme.
Si pjesë e pakos anti-krizë nga muaji I ardhshëm do të nis ndarja e ndihmës financiare prej 3.000 denarëve për një muaj.
“Si qeveri ndjekim situatën po bëhen analiza dhe në vitin 2023 nëse ka nevojë do të zgjerohet përfshirja e kategorive të qytetarëve që do të marrin ndihmë financiare” – tha Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe politikës Sociale.
Me ndihmën qeveritare për kategoritë më të cënueshme përfshihen rreth 180.000 qytetarë ose 10% e popullsisë në vend.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, nga ky vit, në Maqedoninë e Veriut 18% e popullatës jeton në varfëri.