Oda e Pavarur e Gastronomëve, kërkon nga Qeveria menjëherë ta heqë vendimin me të cilin ndalohet vizita dhe hyrja e personave të pavaksinuar në objektet hotelierike.
Sipas OPG-së, vendimi është i pazbatueshëm dhe nuk mund të respektohet pa u shkelur disa të drejta të njeriut dhe të shkelen disa ligje, posaçërisht Ligji për mbrojtje të të dhënave personale.
Në kërkesën adresuar personalisht kryeministrit Zoran Zaev, OPG thekson se gjendja mjekësore e qytetarit dhe mysafirit është informatë e ndjeshme dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, me përjashtim të personit zyrtar dhe/apo personit të autorizuar, pra mjekut, askush tjetër nuk ka të drejtë të bëjë kontroll apo grumbullim të kësaj informate, as të bëjë selektim se kush mund të hyjë npër këto objekte. Nëse Qeveria nuk e heqë vendimin, kryetari i OPG-së, Zdravko Josifovski, kërcënon se do të jetë pronari i parë që do ta mbyllë objektin hotelierik.