Qytetarët, që e kanë kaluar Covid 19 në 45 ditët e fundit, do të mund të shkojnë edhe të pavaksinuar në kafene, restorante dhe evente të tjera ku nga e hëna do të kërkohet certifikatë vaksinimi. Kjo është risia që e paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si plotësim i masave që nga 16 gushti do të fillojnë të zbatohen në vend. Nuk sheh asnjë problem ligjor në kontrollin që do u bëhet qytetarëve para se të hyjnë në kafene apo restorante. Sipas tij, vaksinimi ëhstë shpëtimi I vetëm pasi 90 përqind nga raste e reja janë të pavaksinuar, ndërsa nga të vaksinuarit vetëm 0.002 përqind janë infektuar.
“Përveç çertifikatës për vaksinim, mjafton që të tregohet edhe vërtetimi që pacienti ka qenë i sëmurë nga Kovidi 45 ditët e kaluara. E tëra kjo situatë, dëshmon se zgjidhje e vetme është që të rritet numri i perosnave të vaksinuar. Interesimi është rritur pas paralajmërimit për masa të reja. Nëse qytetarët kanë dilema dua t’i inkurajoj që të vaksinoihen. Kemi biseduar me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk ka asnjë shkelje ligjore nëse kontrollohen qytetarët se a janë të vaksinuar ose jo.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.