Diskriminuese dhe jofunksionale cilësohen nga VMRO-DPMNE masat e reja kufizuese antikovid të qeverisë. Partija e Mickovskit vlerësohen se u bëhet padrejtësi qytetarëve mbi 18 vjet të cilët edhe pse kanë arritur vetëimunizim obligohen të imunizohen pasiqë për hyrje në ndonjë objekt do të duhet të posedojnë vërtetim se janë vaksinuar.
“Masat jofunksionale të llojit: vetëm të vaksinuarit guxojnë të jetojnë, e shpie shtetin drejt shkatërrimit të rri. Kjo qeveri nuk ka kurfarrë ideje në përballjen me virusin korona, por kanë qindra ide për diskriminim e qytetarëve. Gjithkush, thjesht çdo qytetar në Republikën e Maqedonisë ka të drejtën e zgjedhjes dhe këtë të drejtë të zgjedhjes nuk mund dhe nuk guxon t’ia marrë Zoran Zaev e as Venko Fillipçe.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE–së