Masat ndaj virusit Korona/Ademi: Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen

Ministria e Arsimit po shqyrton dy alternativa, e në këto dy javë pushimi shkollat do të dezinfektohen.
“Mundemi që pas 10 qershorit ditët e humbura të zëvendësohen duke pasur parasysh se në mënyrë decide është paraparë se sa ditë mësimi zgjat në procesin shkollor, ndërsa në arsimin fillor ju e dini se mësimi nuk organizohet vikendeve për arsye se është konstatuar se një gjë e tillë nuk sjell produktivitet, përkundrazi është kontraproduktive. Opsioni i dytë është hartimi i programeve të shkurtuara mësimore, në qoftë se kemi më pak se 100 ditë ndërprerje të programit edukativo-arsimor.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi.

Marketing