Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash lidhur me protestën e thirrur këtë të hënë nga ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe kundër vjedhjes me inceneratorëve.
Sikurse shihet në pamje autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave, janë vendosur përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”.
Ndërkohë në terren pritet të ketë prezencë të shtuar të punonjësve të policisë për të monitoruar situatën. Sipas news 24 rreth 600 punonjës policie nga FNSH, Shqiponja, Rendi Garda, si dhe autoambulanca dhe shërbimet e zjarrfikëses, do të mbikqyrin mbarëvajtjen e protestës.
Sakaq, rendësi e veçantë i është kushtuar ruajtjes se institucioneve kryesisht Kryeministrisë përballë te cilës do te mbahet protesta. Mësohet se janë përforcuar dyert kryesore të Kryeministrisë si edhe do te këtë një kordon me punonjës policie jashtë godinës. Po ashtu do të këtë bllokim të disa akseve rrugore si Bulevardi ‘Dëshmoret e Kombit’ dhe rrugët lidhëse si edhe një pjese e Bulevardit ‘Bajram Curri’.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha dhe pritet të nisë në orën 16:00, nga selia e PD-së, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë.