Arrihet marrëveshje mes BDI-së dhe Ministres Milla Carovska për tre ligjet nga fusha sociale. Alsat mëson se palët kanë arritur marrëveshje që të hiqet kufizimi “një ditë” përvojë pune si kusht për marrjen e pensionit social pasi BDI konsideronte se në këtë mënyrë diskriminoheshin shqiptarët.
Sa i përket ndihmës shtetërore për fëmijën e tretë mbetet që nga kjo masë të përfitojnë vetëm familjet me të ardhura më pak se paga minimale edhe pse BDI këmbëngulte që kjo masë ti përfshije edhe familjet me pagë mesatare.
Megjithatë në bazë të marrëveshjes parashikohet që të ardhura të shtohen për fëmijët e familjeve sociale.