MASH: 55 shkolla do të fillojnë vitin e ri shkollor me kushte ndjeshëm të përmirësuara të mësimdhënies

Përfundojnë aktivitetet rikonstruktive në 55 objekte shkollore të cilat janë pjesë e planit të veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avansimin e kushteve për vijimin e mësimdhënies dhe punës, për këtë vit kalendarik. Më shumë se 4.5 milionë euro të parashikuara në Buxhetin e MASH-it po investohen përmes njësisë për investime kapitale, njësisë së projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore dhe njësisë së projektit për avancimin e arsimit fillor.

Marketing

Në 40 objekte shkollash në disa komuna të vendit po kryhen aktivitete ndërtimore për përmirësimin e efiçencës energjetike, përmirësimin e kushteve sanitare e higjienike dhe aksesueshmërinë për nxënësit dhe personat me vështirësi. Për këtë qëllim është ofruar mbështetje financiare nga Banka Botërore, e cila financon zbatimin e projektit për avancimin e arsimit fillor.

Në 15 shkolla të tjera, nëpërmjet Njësisë për investime kapitale në MASH dhe projektit për ndërtimin e sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, bëhet vendosja e re ose rinovimi i konstruksionit ekzistues të çatisë, rikonstruksioni i fasadës, rinovimi i hapsirave të kabinetit, ndërrimi i zdrukthtarisë etj. Bëhet fjalë për projekte me të cilat vetëqeverisjet lokale aplikuan në thirrjet e Ministrisë për mbështetje dhe ato u pranuan si prioritet për realizim.

Angazhimet për avansimin e infrastrukturës arsimore po intensifikohen, ndërsa kjo është planifikuar përmesë buxhetit të dedikuar për investime kapitale, e cila nga viti në vit në mënyr të vazhdushme po ritet dhe ka përqindje të lartë të realizimit. Gjithashtu, vitin e kaluar 2022 ishte siguruar buxhet prej mbi 16 milionë eurosh për këtë qëllim dhe i njëjti është realizuar mbi 94%.

Përmirësimi i kushteve infrastrukturore, së bashku me ndryshimin e programeve mësimore dhe prokurimin e teksteve shkollore të reja, si dhe ngritja e motivimit të mësimdhënësve për punë përmes të ardhurave më të larta personale dhe mundësive për zhvillim profesional dhe në karrierë, janë pjesë e strategjisë më të madhe të MASH-it për avansimin e cilësisë të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm, të miratuar përmes debatit të gjerë publik dhe në pajtueshmëri nga të gjitha palët e interesuara.