MASH: Është rritur konsiderueshëm përqindja e fëmijëve të vaksinuar

Nga MASH tani për tani nuk kanë të dhëna nëse ka nxënës të paregjistruar për shkak të mospranimit të vaksinës MRP dhe ato do t’i marrin këtë muaj përmes Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Ministri Arbër Ademi deklaroi se është rritur në mënyrë të konsiderueshme përqindja e fëmijëve të vaksinuar për mbrojtje nga fruthi ndërsa edhe më tej, tha MASH do ta ndjek gjendjen në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Marketing

“Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka kompetenca pasi deri tek ai shkollat do të dorëzojnë informacione se cilët fëmijë nuk janë regjistruar, ndërsa që është dashur të regjistrohen. Të gjitha të dhënat për fëmijët e regjistruar do t’i marrim këtë muaj, ndërsa me ministrin e Shëndetësisë Filipçe kemi dakorduar të ketë edhe vaksinim terrenor prej vetë shkollave që të rritet përfshirja e fëmijëve të vaksinuar”, deklaroi për mediat Ademi sot gjatë vizitës së SHF”Lazo Angellovski” me rastin e ditës së parë shkollore.

Pas përhapjes së infeksionit vitin e kaluar shkollor, për të cilën nga mesi i prillit ishte shpallur edhe epidemi në territorin e të gjithë shtetit, u soll vendim në kopshtet dhe shkollat që të pranohen dhe regjistrohen vetëm fëmijë me shfaqjen e kartonit të vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë të hënën e kaluar kumtoi se vaksinimi me vaksinën MRP në të gjithë shtetin është 98 për qind. Në Shkup 99 ndërsa në pjesën tjetër të shtetit 97 për qind.

Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 1893 raste me fruth në mbarë shtetin që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është numri më i madh në 20 vitet e kaluara.