MASH: Gjendja me Kovid-19 në shkolla, e qëndrueshme

Gjendja me Covid-19 në shkolla është e qëndrueshme dhe monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore. Sipas mesatarës të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të marrë nga shkollat, rreth 0.02% e gjithsej 240 mijë nxënësve në nivel shteti janë raste të reja të infektuara me Covid 19, e njëjta përqindje është mes mësimdhënësve. Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani, rastet aktive të nxënësve ishin 0.2%. Disa prej tyre tashmë janë negative dhe janë kthyer në shkollë, dhe disa janë ende në izolim.
Sa i përket të dhënave të hollësishme, ato janë në pronësi të shërbimeve shëndetësore kompetente që nxjerrin vendime për izolim.

Marketing

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është se deri më tani nuk ka transmetim të infeksionit në shkolla. Kur shfaqet një nxënës ose mësimdhënës me simptoma të infeksionit, shkollat veprojnë sipas protokolleve dhe algoritmeve.

MASH bën thirrje për respektim të vazhdueshëm të protokolleve shëndetësore dhe sjellje të përgjegjshme nga të gjithë pjesmarësit në procesin edukativo-arsimor, sepse vetëm në atë mënyrë ne do të mbajmë mësimin me prani fizike në klasë, gjë që është në interesin më të mirë të nxënësve dhe nuk ka alternativë më e mirë.