Ministria e Arsimit dhe Shkencës firmos memorandum bashkëpunimi me MEN AND MOUNTAIN krijues dhe organizator i projektit “Dielli i Gjelbër”, në kuadër të të cilit çdo vit realizohen shumë aksione mjedisore. Partneriteti i krijuar nënkupton mbështetje reciproke për aktivitetet për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor dhe veprimet për mbrojtjen e mjedisit.
Një nga ngjarjet më të suksesshme në periudhën e kaluar është fushata e grumbullimit dhe klasifikimit të mbetjeve “Fundjavë e përgjithshme”. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet nga data 9 deri më 11 maj dhe do të mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes përfshirjes më të madhe të shkollave, gjegjësisht nxënësve dhe stafit të shkollave.
Sipas memorandumit të nënshkruar, në një periudhë 3 vjeçare, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, do të realizohen edhe disa projekte të tjera në fushën e mjedisit, ekonomisë qarkulluese dhe menaxhimit të mbeturinave në kuadër të aktiviteteve edukative në shkollat fillore dhe të mesme në vend.
Ngritja e ndërgjegjësimit për ndikimin e veprimeve të njeriut në mjedis, që në moshë të vogël, ndërton qytetarë të përgjegjshëm, të cilët do të kenë qëndrim pozitiv ndaj mjedisit gjatë gjithë jetës së tyre. Ky partneritet do të kontribuojë në arritjen e qëllimit të deklaruar.
